Testi i gjakut që zbulon 50 lloje të kancerit, është mjaft i saktë

Testi i gjakut që zbulon 50 lloje të kancerit, është mjaft i saktë

13:09, 25/06/2021
A+ Aa A-

Një test i thjeshtë gjaku që mund të zbulojë më shumë se 50 lloje të kancerit përpara se të shfaqet ndonjë shenjë klinike ose simptomë e sëmundjes tek një person, është mjaft i saktë që të dalë si një test depistimi, thanë shkencëtarët.

Testi, i cili do të provohet gjithashtu nga Shërbimi Publik në Angli në vjeshtë, ka në fokus njerëzit me rrezik më të lartë të sëmundjes, përfshirë pacientët e moshës mbi 50 vjeç.

Ai është në gjendje të identifikojë shumë lloje të sëmundjes që është e vështirë të diagnostikohen në fazat e hershme si në kokë dhe qafë, vezore, pankreas, ezofag dhe disa kancere të gjakut.

Shkencëtarët thanë se gjetjet e tyre, të botuara në revistën Annals of Oncology, tregojnë se testi zbulon me saktësi kancerin shpesh para se të shfaqet ndonjë shenjë apo simptomë dhe ka një normë shumë të ulët që të dalë gabim.

Testi, i zhvilluar nga kompania me bazë në SHBA, Grail, kërkon për ndryshimet kimike në fragmente të kodit gjenetik - ADN pa qeliza (cfDNA) - që rrjedhin nga tumoret nëpër qarkullimin e gjakut.

Testi ishte zhvilluar duke përdorur një makineri që përdor algoritmin -  një lloj inteligjence artificiale. Funksionon duke ekzaminuar ADN-në që derdhet nga tumoret dhe gjendet duke qarkulluar në gjak. Më konkretisht, ai përqendrohet në ndryshimet kimike të kësaj ADN-je, të njohura si modele metilimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco