Glyka Nera: Vrasësi i Carolinës vazhdon ‘shfaqjen’ nga burgu

Glyka Nera: Vrasësi i Carolinës vazhdon ‘shfaqjen’ nga burgu

12:59, 25/06/2021
A+ Aa A-

‘Më vjen keq dhe falja ime është e vërtetë’ këto ishin fjalët e pilotit 32 vjeçar që rrëfeu vrasjen e gruas së tij Caroline Krauts.

Babis Anagnostopoulos tashmë është i burgosur në burgun e Korydallos dhe siç duket po vazhdon akoma 'shfaqjen' e tij shkruajnë mediat greke. 

Nëpërmjet avokatit të tij ai ka dërguar një mesazh, në të cilën ai shkruan se gjithçka që ai dëshiron tani është të bëhet më e mira për fëminë e tij.

‘Shkatërrova familjen time, humba gjithçka. Tani jam duke pritur për zhvillimin e procesit për vogëlushen time Lidia. Më vjen keq dhe falja ime është e vërtetë’ ishte mesazhi i fundit i pilotit nga burgu.

Kujtojmë që ‘aktrimi’i i pilotit 32 vjeçar në lidhje me vrasjen e bashkëshortes së tij zgjati një muaj derisa ai më në fund pranoi para hetuesve që ai ishte vrasësi.(Lexo këtu)

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco