VIDEO/ Uragani përfshin Çekinë, 5 viktima dhe dhjetëra të plagosur

VIDEO/ Uragani përfshin Çekinë, 5 viktima dhe dhjetëra të plagosur

23:12, 24/06/2021
A+ Aa A-

Ekipet e emergjencave civile austriake dhe sllovake janë nisur drejt Çekisë për t’i ardhur në ndihmë autoriteteve. 

Media lokale raporton për disa viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Uragani përfshihu pjesën juglindore të Republikës Çeke, thanë të enjten autoritetet.

"Ne vlerësojmë se numri i të personave të plagosur është rreth 100-150, përfshirë fëmijë dhe të moshuar," tha zëdhënësi i ekipeve tëshpëtimit, Michaela Bothova.

Mediat çeke raportuan se tornado, që goditi në qytete përreth Hodonin, përgjatë kufirit austriak dhe 270 km (167 milje) në juglindje të Pragës, mund të ketë arritur nivelet F3-F4, me erërat që arrijnë në 267 deri në 322 km në orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco