Microsoft prezanton ‘Windows 11’, por ja çfarë duhet të keni parasysh para se ta instaloni

Microsoft prezanton ‘Windows 11’, por ja çfarë duhet të keni parasysh para se ta instaloni

20:47, 24/06/2021
A+ Aa A-

Microsoft ka prezantuar ditën e sotme “Windows 11” dhe versionin tjetër më pak të kushtueshëm “Windows 11 Home”, të cilat ndryshojnë nga sistemet e mëparshme operative të lançuara nga kompania.

Windows-i i ri kërkon që përdoruesi të ketë një llogari në Microsoft dhe kompjuteri të jetë i lidhur me internet, pasi Windows 11 do të mund të merret vetëm nëpërmjet Windows Update.

Gjithashtu kompjuteri duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme të lirë, në mënyrë që të mund të marrë të gjitha përditësimet e ofruara nga Microsoft.

 Për të instaluar Windows 11, kompjuteri juaj duhet të ketë minimalisht 4 GB RAM dhe një 64 GB hapësirë të lirë. Për personat që kanë Windows 10, përditësimi në Windows 11 do të jetë falas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco