Gjenden eshtrat e 751 personave indigjenë, shumica fëmijë në Kanada

Gjenden eshtrat e 751 personave indigjenë, shumica fëmijë në Kanada

20:22, 24/06/2021
A+ Aa A-

Një tjetër zbulim trondit Kanadanë. Kombi indigjen thotë se gjeti 751 varre të pashënuara në oborrin e një ish-shkolle rezidenciale në Sëskatçeuan. Shumica prej eshtrave u përkasin fëmijëve indigjenë.

Organizata thotë se zbulimi është më domethënësi I ndodhur ndonjëherë në Kanada. Ai vjen disa javë pasi eshtrat e 215 fëmijëve u gjetën në një shkollë të ngjashme në British Columbia.

“Nuk kërkojmë keqardhje, por mirëkuptim”, tha kreu i Organizatës Indigjene, Cadmus Delorme.

Një hetim i thelluar u krye në vitin 2015 mbi “gjenocidin kulturor” në Kanada. Raporti dokumentoi abuzime të tmerrshme fizike, përdhunime, kequshqyerje dhe mizori të tjera ndaj më shumë se 150 mijë fëmijëve që ndoqën këto shkolla, të drejtuara kryesisht nga kisha e krishterë nga vitet 1840 deri në vitet 1990.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco