BE diskutime për një ndihmë prej 5,7 miliardë euro për refugjatët në Turqi, Liban dhe Jordani

BE diskutime për një ndihmë prej 5,7 miliardë euro për refugjatët në Turqi, Liban dhe Jordani

21:50, 23/06/2021
A+ Aa A-

Komisioni Europian do të propozojë për drejtuesit e 27 vendeve që do të mblidhen në samit në Bruksel për të akorduar 5,7 miliardë euro për financimin e ndihmës për sirianët refugjatë në Turqi, në Libi dhe në Jordani deri në 2024.

Një shumë prej 3,5 miliardë eurosh është e destinuar në mbështetje të 3,7 milionë sirianëve të vendosur në Turqi, të larguar nga konflikti në vendin e tyre.

“Financimi i parë prej 535 milionë eurosh është zhbllokuar tashmë për të vazhduar veprimet e Turqisë gjatë vitit 2021”, thekson dokumenti.

Propozimi ishte kërkuar nga drejtuesit europianë në mars, por Komisioni kishte vonuar zbatimin e tij.

Ai do të diskutohet sot nga përfaqësuesit e vendeve anëtare. Projekti më pas do të shqyrtohet nga udhëheqësit europianë të cilët do të takohen me sekretarin e përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, të ftuar në samitin e tyre.

Guterres mbërriti sot Bruksel për bisedime me Komisionin Europian dhe me autoritetet belge.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco