Vrau përdhunuesin, gruaja franceze paraqitet në gjyq

Vrau përdhunuesin, gruaja franceze paraqitet në gjyq

16:29, 22/06/2021
A+ Aa A-

Një grua franceze është paraqitur në gjyq, pasi ajo tha se ka vrarë personin që ka abuzuar me të përgjatë jetës së saj.

Valerie Bacot ishte vetëm 12 vjeçe kur Daniel Polette filloi ta përdhunonte. Ai u burgos, por më vonë u kthye në shtëpinë e familjes dhe dyshohet se rifilloi abuzimin.

Ajo pretendon se ai e detyroi atë të martohej me të dhe kështu lindi katër fëmijët e saj, raporton BBC.

Bacot pranon që e vrau abuzuesin në 2016, por më shumë se 600 000 njerëz kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar lirimin e saj.

Ajo thotë se e qëlloi Polette për vdekje gjatë një takimi në të cilin ai dyshohet se e kishte detyruar atë të punonte si prostitutë.

Bacot fshehu trupin me ndihmën e dy fëmijëve të saj, por u arrestua në tetor 2017 dhe pranoi vrasjen.

Gjyqi është një lajm i madh në Francë dhe ka bërë që të reagojë edhe opinioni publik për dhunën ndaj grave.

Rasti ka ngjashmëri me atë të një gruaje tjetër franceze - Jacqueline Sauvage - e cila u burgos për vrasjen e burrit të saj abuziv, por më vonë mori faljen presidenciale.

Avokatët e Bacot thanë se "dhuna ekstreme që ajo vuajti për 25 vjet dhe frika se vajza e saj do të pësonte të njëjtin fat si ajo" e kishte shtyrë atë të kryejë vrasjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco