Kina ka në plan t'i mbajë kufizimet kufitare edhe një vit tjetër

Kina ka në plan t'i mbajë kufizimet kufitare edhe një vit tjetër

14:40, 22/06/2021
A+ Aa A-

Wall Street Journal raporton se Kina mund t’i mbajë kufizimet e saj kufitare për të kontrolluar pandeminë edhe një vit tjetër mes frikës së varianteve dhe dëshirës për të mbrojtur aktivitete të rëndësishme nga ndonjë dështim i mundshëm.

Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen në këtë vend në shkurt, por do të ketë gjithashtu edhe një tranzicion pushteti që ndodh një herë në dekadë brenda partisë në pushtet e që do të jetë më pak kalimtar se zakonisht, pasi lideri Xi Jinping pritet të kërkojë një mandat shtesë.

Vizat e reja për të hyrë në Kinë janë kryesisht të kufizuara vetëm për ata që kanë marrë një vaksinë kineze, ndërsa të ardhurit duhet të kalojnë të paktën dy javë në karantinë e hotelit. Kina nuk ka miratuar ende asnjë nga vaksinat perëndimore të miratuara nga OBSH, dhe anasjelltas.

Është ende e paqartë nëse Kina do të ndjekë Japoninë dhe nuk do të lejojë spektatorë të huaj për lojërat e shkurtit, porvetëm banorët japonezë të lejuar të marrin pjesë në lojërat e Tokios muajin tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco