BE i kthen sytë nga Moderna, porosit 150 milionë vaksina, miliona të tjera vitin e ardhshëm

BE i kthen sytë nga Moderna, porosit 150 milionë vaksina, miliona të tjera vitin e ardhshëm

14:07, 22/06/2021
A+ Aa A-

BE ka vendosur të shfrytëzojë një mundësi sipas një kontrate furnizimi me Moderna ,që e lejon të porosisë 150 milionë vaksina të tjera.

Njoftimi i Komisionit Evropian vjen një javë pasi CureVac, një firmë gjermane e bioteknologjisë, tha se vaksina e saj Covid-19 ishte vetëm 47% efektive në një provë të fazës së vonë, duke humbur qëllimin kryesor të studimit dhe duke hedhur dyshime mbi ofrimin e mundshëm të dozave për në BE, pas dyshimeve të vazhdueshme për vaksinën AstraZeneca.

Dozat shtesë të Moderna do të dorëzohen vitin e ardhshëm, tha ekzekutivi i BE në një deklaratë. Ato janë pjesë e një kontrate për 300 milion doza, të miratuar në shkurt, nga të cilat gjysma është porositur tashmë nga blloku i 27 vendeve.

BE gjithashtu ka porositur tashmë edhe 160 milion doza nga Moderna sipas një kontrate fillestare furnizimi të nënshkruar në nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco