Mutacioni më i fundit i variantit Delta, në Britani, SHBA, Rusi, Japoni e gjetkë

Mutacioni më i fundit i variantit Delta, në Britani, SHBA, Rusi, Japoni e gjetkë

14:01, 22/06/2021
A+ Aa A-

Rastet e variantit Delta Plus janë gjetur në shumë vende përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Kanadanë, Portugalinë, Poloninë, Zvicrën, Rusinë, Turqinë, Japoninë dhe Nepalin.

Shkurtimisht, dhe jozyrtarisht, u përshkrua si varianti Nepal kur doli për herë të parë në dritë sepse u gjet në 13 njerëz që udhëtuan nga Nepali në Japoni. Se si është shfaqur fillimisht në Nepal është e paqartë.

Varianti Delta Plus është thjesht varianti Delta me një mutacion shtesë të quajtur K417N. Ekzistojnë të paktën dy grupe të veçanta të variantit dhe këto njihen si Delta-AY.1 dhe Delta AY.2.

Delta AY.1 duket të jetë më i përhapuri.

Shëndeti Publik i Anglisë i konsideron të tre variantet, si variantin origjinal Delta të ndeshur në Indi, edhe Delta-AY.1 dhe Delta-AY.2,  si variante shqetësuese, që do të thotë se ato mund të paraqesin më shumë rrezik sesa virusi origjinal , për shembull duke u përhapur më lehtë ose duke qenë pjesërisht rezistent ndaj vaksinave ose imunitetit nga infeksioni i mëparshëm.

Që nga 18 qershori, agjencia kishte identifikuar 36 raste të konfirmuara dhe dy të mundshme të infeksionit Delta AY.1 në Angli. Kurse asnjë variant AY.2 nuk është zbuluar në vend.

Mutacioni në fjalë, K417N, shihet gjithashtu në variantin Beta të zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut. Mutacioni është në proteinën e virusit dhe mendohet të shpjegojë të paktën disa nga arsyet pse varianti Beta është pjesërisht rezistent ndaj vaksinave.

Për momentin, vaksinat duket se veprojnë më mirë kundër variantit Delta, veçanërisht pas dy dozave, kështu që autoritetet e shëndetit publik janë të shqetësuar për çdo mutacion të fituar rishtas që mund të dëmtojë mbrojtjen e vaksinës, ose imunitetin e fituar nga infeksioni i mëparshëm me një formë të vjetër të virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco