Nga 28 qershori/ Italia heq maskën në ambientet e jashtme

Nga 28 qershori/ Italia heq maskën në ambientet e jashtme

09:07, 22/06/2021
A+ Aa A-

Italia do të heqë detyrimin e mbajtjes së maskës në ambientet e jashtme duke filluar nga 28 qershori, sipas një njoftimi nga ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza.

“Nga 28 qershori, askush nuk do të mbajë më maska në ambientet e jashtme,” njoftoi Speranza përmes llogarisë së tij në Twitter.

Por maska do të jetë e detyrueshme në rast të tubimeve apo ngjarjeve të mëdha. Të hënën, 28 qershor, të gjitha rajonet e Italisë pritet të jenë “të bardha”, sipas ekspertëve.

Italia, vendi i parë në Europë ku u raportua rasti i parë i Covid-19 ka regjistruar deri më tani 127,291 viktima  dhe 4.25 milion raste.

Vendi ka vaksinuar  30% të popullsisë mbi 12 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco