Të pushtohesh nga minjtë/ Australia zhvendos qindra të burgosur

Të pushtohesh nga minjtë/ Australia zhvendos qindra të burgosur

09:01, 22/06/2021
A+ Aa A-

Përhapja e madhe e minjve që disa muaj në pjesën juglindore të Australisë i ka detyruar autoritetet që ta planifikojnë zhvendosjen e qindra të burgosurve dhe stafit në një burg.

Rreth 200 punëtorë dhe 420 të burgosur të të dyja gjinive në qendrën korrektuese “Ëellington” do të transferohen në burgje të tjera në 10 ditët e ardhshme derisa të bëhen pastrimi e sanimi i objektit, shkruan The Guardian.

Komisioneri i Shërbimit Korrektues për Uellsin e Ri Jugor, Peteër Severin, tha se operacionet në burg do të pakësohen për ta trajtuar krizën dhe se vizitat janë pezulluar derisa të përfundohet puna për sanimin e ndërtesës.

“Shëndeti, siguria dhe mirëqenia e stafit dhe të burgosurve është prioriteti ynë numër një, prandaj është me rëndësi për ne që të veprojmë tani për ta kryer punën jetike të sanimit. Duhet ta bëjmë këtë hap tash që të sigurohemi që vendi të pastrohet tërësisht dhe infrastruktura të riparohet”, tha Severin.

Shumica e stafit të këtij burgu do të dërgohen në burgje të tjera në perëndim, ndërsa një numër i vogël do të mbetet për ta mbikëqyrur punën e pastrimit dhe ta ofrojnë ndihmën e nevojshme në proces.

Minjtë kanë shkaktuar dëme në telat e brendshëm dhe në panelet e tavaneve. Një zyrtar tha se në punën që do të bëhet këtyre ditëve do të përfshihet edhe hulumtimi i mënyrave që ndërtesa të mbrohet nga dëmtimi i shkaktuar nga minjtë në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco