Aksidenti fatal, nëna vret foshnjën me makinë

Aksidenti fatal, nëna vret foshnjën me makinë

17:47, 20/06/2021
A+ Aa A-

Një grua 39 vjeçe ka goditur me automjet e ka vrarë djalin e saj vetëm 14 muajsh, pas një manovre të gabuar në timon.

Media vendore “Tele M1” shkruan se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rumikon, në veri të vendit, në kufi me Gjermaninë.

Edhe pse ndihma e shpejtë dhe ambulanca erdhën menjëherë në vendngjarje, kjo gjë nuk ishte e dobishme, pasi fëmija kishte ndërruar jetë tashmë.

Zona ku ndodhi aksidenti u rrethua për të vazhduar hetimin e shkaqeve të ngjarjes nga prokurori i ngarkuar me hetimin.

Ekspertët janë duke hetuar nëse shoferja ka konsumuar drogë apo alkool përpara se të shkaktonte aksidentin fatal për jetën e fëmijës së saj.

Anëtarët e familjes, duke përfshirë edhe vetë nënën, po ndihmohen nga një grup psikologësh, pasi ngjarja ishte tronditëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco