'Shpresoj se nuk po më rrëmbejnë': Gjendet e vdekur, amerikania e zhdukur në Rusi

'Shpresoj se nuk po më rrëmbejnë': Gjendet e vdekur, amerikania e zhdukur në Rusi

12:56, 19/06/2021
A+ Aa A-

Moskë - Një grua 34-vjeçare amerikane që ishte zhdukur në Rusi që nga e marta është gjetur e vdekur dhe një burrë rus është arrestuar nën dyshimin e vrasjes, tha Komiteti Shtetëror i Hetimeve të shtunën.

Agjencia ruse e lajmeve RIA tha se gruaja, të cilën e quajti Catherine Serou, ishte duke studiuar për drejtësi në një universitet në rajonin e Nizhny Novgorod 420 km në lindje të Moskës që kur mbërriti nga Kalifornia tre vjet më parë.

Komiteti Shtetëror i Hetimit i Rusisë tha se kishte hapur një çështje të hetimit penal për zhdukjen e "një shtetasi të huaj" dhe një burrë në të 40-at e tij me dosje penale të mëparshme ishte arrestuar për vdekjen e saj.

Ai dha emrat e viktimës ose të dyshuarit. Deklarata nga Komiteti thoshte se ajo ishte larguar nga shtëpia rreth orës 6.30 pasdite më 15 qershor dhe hipi në një automjet. Vendndodhja e saj ishte e panjohur që nga ajo kohë.

Nëna e Serou, që gjendet në Misisipi, tha për Radion Kombëtare Amerikane, se herën e fundit që kishte komunikuar me të bijën, ishte kur kjo e fundit i kishte dërguar një mesazh ku thuhej: “Jam në një  makinë me një të panjohur. Shpresoj se nuk po më rrëmbejnë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco