Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Glyka Nera: Mikesha e familjes zbulon, ja si e kuptuam në varrim që Babis ishte vrasësi

Glyka Nera: Mikesha e familjes zbulon, ja si e kuptuam në varrim që Babis ishte vrasësi

12:20, 19/06/2021
A+ Aa A-

Qëndrimi i Babis Anagnostopulos gjatë varrimit të bashkëshortes së tij më 14 maj në Alonissos, ngriti dyshime në komunitetin lokal ,se vrasësi mund të ishte ai.

Një mikeshë e ngushtë i familjes rrëfeu për TheNewspaper.gr se Babis nuk i dha nderimet e fundit bashkëshortes së tij siç duhej, gjë që  bëri të kuptoj se ai ishte vrasësi.

‘Gjatë gjithë ceremonisë ai nuk i afrua as dy metra arkivolit të Caroline. Ai gjithmonë rrinte larg saj dhe më bëri përshtypje që ai as nuk e shikonte. Të gjithë  njerëzit që ishin brenda tempullit kaluan dhe i dhanë lamtumirën e fundit Caroline. Në këtë proces preket e vdekura dhe luten mbi të. Është imazhi i fundit. E megjithatë piloti nuk u afrua kurrë. Ai nuk i dha lamtumirën e fundit asaj, madje as nuk e preku. Ai nuk bëri asgjë që bënë të tjerët. Sapo shkova në shtëpi, i thashë familjes time se Babis e kishte vrarë Caroline’ është shprehur mikja e familjes me lot në sy.

 Atmosfera në Alonissos është shumë e rëndë për pilotin, kryesisht për qëndrimin e tij hipokrit ndaj familjes Caroline, pasi disa minuta para mbërritjes së tij në GADA, ai përqafoi dhe puthi nënën e gruas së tij të vrarë.

Susan, nëna e vajzës së vrarë dhe babai i saj, janë mbyllur në shtëpinë e tyre në Chora të ishullit, pas rrëfimit të 32-vjeçarit Babi para autoriteteve të policisë.

Pak miq të familjes vizitojnë shtëpinë në Alonissos, duke thënë se janë të tronditur nga ky zhvillim dhe përpiqen të gjejnë disa fjalë ngushëllimi dhe dashurie për dy personat që panë fëmijën e tyre të vdiste kaq padrejtësisht nga duart e një njeriu që e konsideronte atë " fëmija i tyre ”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco