Rikthehen momentet kur Caroline luante me të bijën pak para se burri ta mbyste

Rikthehen momentet kur Caroline luante me të bijën pak para se burri ta mbyste

08:23, 19/06/2021
A+ Aa A-

Vrasja e 20-vjeçares Caroline në Athinë të Greqisë nga bashkëshorti i saj ka tronditur opinionin publik në shtetin grek, por edhe në mbarë botën.

Mësohet se krimi ka ndodhur, pasi Carolina ka rrëfyer për Babis se kishte ndërmend të ndahej nga ai e se me vete do ta merrte edhe beben e tyre.

20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit, por pas hetimeve disajavore ishte pikërisht teknologjia që e zbuloi atë dhe tashmë ndodhet i arrestuar.

“Daily Mail” ka rikthyer pamje të 20-vjeçares, teksa luante me fëmijën e saj pranë detit, ku siç shihet në video ajo duket e lumtur me fëmijën e saj. Ky do ishte dhe momenti i fundit që ajo do e shikonte fëmijën e saj, pasi burri i saj grek e mbyti me jastëk me justifikimin se Caroline donte të ndahej.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco