Vazhdojnë përleshjet në Jeruzalem, 9 të plagosur

Vazhdojnë përleshjet në Jeruzalem, 9 të plagosur

19:56, 18/06/2021
A+ Aa A-

Dhjetëra palestinezë janë arrestuar sot  pas përplasjeve me policinë izraelite në Sheshin Temen në Jeruzalemin Lindor, gjatë të cilave nëntë njerëz u plagosën.

Rreth 1000 palestinezë u mblodhën pas lutjeve të së premtes në shesh, vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët dhe më i shenjti për hebrenjtë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Disa prej palestinezëve mbanin flamuj nëpër duar duke thënë “Zoti është i madh”.  Protestuesit hodhën gurë drejt policisë që ruante hyrjet në Sheshin Temenos.

“Dhjetëra të rinj prishën rendin dhe hodhën gurë” ndaj policisë” , thuhej në një deklaratë të forcave blu. Ndërsa, po policia ka thënë se janë bërë në total vetëm sot 10 arrestime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco