Gueterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, ja kur nis mandati i tij i ri

Gueterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, ja kur nis mandati i tij i ri

16:44, 18/06/2021
A+ Aa A-

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka emëruar të premten Antonio Guterres për një mandat të dytë si Sekretar të Përgjithshëm.

Kështu, Gueterres do të drejtojë organizatën me 193 shtete edhe për pesë vitet e ardhshme, raportojnë mediat në gjuhën angleze.

Më herët gjatë këtij muaji, 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë mbështetur kandidaturën e Guterresit për një mandat të dytë.

Sipas Kartës së OKB-së, Asambleja e Përgjithshme emëron Sekretarin e Përgjithshëm me rekomandim të Këshillit të Sigurimit.

Mandati i ri i diplomatit portugez 72-vjeçar, do të nisë më 1 janar të vitit 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco