Brenda 25 ditëve, në Turqi u vetëvranë 15 policë, ja arsyeja

Brenda 25 ditëve, në Turqi u vetëvranë 15 policë, ja arsyeja

16:38, 18/06/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Faruk Sezer tërhoqi vëmendjen për rritjen e fundit të vetëvrasjeve midis anëtarëve të policisë dhe në një deklaratë tha se “15 policë kryen vetëvrasje në 25 ditët e fundit”.

Sezer ndau të dhënat për vetëvrasjet e oficerëve të policisë dhe tha se arsyeja e vetëvrasjeve ishin kushtet e punës.

Ai vlerësoi se numri i vetëvrasjeve në mesin e policëve në Turqi është rritur në një mënyrë dramatike. Sezer theksoi se puna e policëve në shtetin turk është e lodhshme, e ndaj ka kaq shumë vetëvrasje.

“Ata dërgohen në punë të panevojshme. Ndërsa një nëpunës civil normal punon 160 orë, një oficer policie punon të paktën 240 orë, ka oficerë policie që punojnë 400 orë”, tha ai.

Duke tërhequr vëmendjen për rritjen e numrit të vetëvrasjeve të policisë në punë, Sezer tha se katër nga gjashtë vetëvrasjet në javën e fundit ndodhën në vendin e punës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco