Gjykata në SHBA ndalon dy ekzekutime, arsyeja do t’ju habisë

Gjykata në SHBA ndalon dy ekzekutime, arsyeja do t’ju habisë

22:20, 17/06/2021
A+ Aa A-

Një gjykatë e lartë në shtetin amerikan të Karolinës së Jugut ka bllokuar dy ekzekutime, për shkak se kanë munguar skuadrat e pushkatimit.

Një ligj i ri kërkon që të burgosurit në radhë të vdekjes të vendosin midis dy metodave nëse nuk ekzistojnë ilaçe vdekjeprurëse. Por ndërsa autoritetet e burgut nuk kanë formuar ende një skuadër pushkatimi, ekzekutimet janë ndërprerë nga gjykata supreme, shkruajnë mediat e huaja.

Të burgosurit Brad Sigmon dhe Freddie Ouens pritej të ekzekutoheshin këtë muaj. Vrasësve të dënuar iu mohuan injeksionet vdekjeprurëse – opsioni i tyre i preferuar, sepse autoritetet në burg nuk kishin ilaçe të nevojshme.

Ligji i ri, i cili hyri në fuqi muajin e kaluar, ishte krijuar për të mbyllur një boshllëk që lejoi të burgosurit të shtyjnë për një kohë të pacaktuar ekzekutimet e tyre nëse ilaçet nuk ishin në dispozicion. Kështu, duke pasur parasysh mungesën e një skuadre pushkatimi, goditja me energji elektrike ishte metoda e vetme e ekzekutimit në dispozicion në shtet.

Avokatët e Sigmon dhe Ovens sfiduan përdorimin e metodës në gjykatë, duke argumentuar se klientët e tyre kanë të drejtë të vdesin me injeksion vdekjeprurës. Ata i bënë kërkesë Gjykatës Supreme të Karolinës së Jugut për të ndaluar ekzekutimet e planifikuara të klientëve të tyre,  përderisa ankesat e tyre të ishin dëgjuar.

Gjykata vendosi në favor të tyre, duke thënë se të burgosurve nuk u ishte dhënë zgjedhja “për të zgjedhur mënyrën e ekzekutimit të tyre”. Gjykata tha se nuk duhet të lëshohen njoftime të mëtejshme ekzekutimi derisa “protokollet dhe politikat për të kryer ekzekutime nga skuadra e pushkatimit” të jenë në vend.

Në përgjigje të urdhrit të gjykatës, autoritetet e burgut të shtetit thanë se ishte “duke ecur përpara me krijimin e politikave dhe procedurave për një skuadër pushkatimi”.  Karolina e Jugut është një nga katër shtetet që lejojnë ekzekutimet me pushkatim.

Sigmon, 63 vjeç, ishte planifikuar të ekzekutohej të premten. Ai ka kaluar gati dy dekada në burg, pasi u dënua në 2002 për vrasjen e prindërve të ish-të dashurës së tij me një shkop bejsbolli. Ouens është dënuar me vdekje, për shkak të vrasjes së një punëtori dyqani, gjatë një grabitjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco