Princesha e Hollandës refuzon 1.9 milion dollarë nga shteti: Nuk i meritoj...

Princesha e Hollandës refuzon 1.9 milion dollarë nga shteti: Nuk i meritoj...

20:51, 17/06/2021
A+ Aa A-
Vajza e madhe e mbretit Willem-Alexander dhe Mbretëreshës Maxima, Catharina Amalia do të mbushë 18 vjeç në dhjetor. Sipas ligjit asaj do t'i jepen 1.9 milion dollarë si ndihmë vjetore derisa të marrë detyrat e saj zyrtare mbretërore si Mbretëreshë. Por në një letër me shkrim dërguar Kryeministrit Hollandez Mark Rutte, Amalia shprehu shqetësimin në lidhje me këtë ndihmë, dhe refuzimin e parave: Më 7 dhjetor 2021 unë do të jem 18 vjeç dhe, sipas ligjit, do të marr një ndihmë. Më duket e pakëndshme për sa kohë që nuk bëj asgjë për ta merituar, ndërsa studentët e tjerë po kalojnë një kohë shumë më të vështirë, veçanërisht në këtë periudhë të pandemisë. Princesha së fundmi u diplomua në gjimnazin Christelijk Sorghvliet në Hagë dhe zbuloi se po bënte një pushim para kolegjit. Gjatë kësaj kohe, Catharina-Amalia do të paguajë shpenzimet e saj të arsimit (rreth 400,000 dollarë) pa ndihmë nga familja mbretërore. Është e rëndësishme të theksohet se jo çdo anëtar i familjes mbretërore Hollandeze merr një ndihmë kur të mbushë 18 vjeç. Ajo u jepet vetëm monarkëve të ardhshëm dhe mbaron kur ata të marrin fronin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco