Prokuroria kërkon burg për këshilltarin e Ramës

Prokuroria kërkon burg për këshilltarin e Ramës

18:47, 17/06/2021
A+ Aa A-

Prokurorët e Francës kanë kërkuar një dënim me gjashtë muaj burgim, për ish-presidentin e vendit Nikolas Sarkozy, në gjyqin për financimin e fushatës.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit nuk mund të komentonte menjëherë mbi raportin, shkruajnë mediat e huaja.

Të martën, Sarkozy mohoi akuzat në gjyqin rreth financimit të paligjshëm të fushatës së dështuar të rizgjedhjes në vitin 2012, duke thënë se shpenzimet e saj nuk ishin përgjegjësia e tij.

Prokurorët pretendojnë se partia konservatore e Sarkozy shpenzoi gati dyfishin e 22.5 milionë eurove të lejuara sipas ligjit zgjedhor në tubimet ekstravagante të fushatës, më pas punësoi një agjencia miqësore për marrëdhëniet me publikun për të fshehur koston.

Sarkozy ka mbajtur qëndrim sfidues tha në gjykatë se ai nuk ishte përfshirë në logjistikën e fushatës së tij për një mandat të dytë si president as në mënyrën se si u shpenzuan paratë gjatë periudhës së zgjedhjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco