Franca dënon me burgim të përjetshëm burrin që vrau ish-partneren pas mbylljes së hetimeve

Franca dënon me burgim të përjetshëm burrin që vrau ish-partneren pas mbylljes së hetimeve

08:26, 17/06/2021
A+ Aa A-

Një burrë që e vrau ish-partneren, me të cilën kishte dy fëmijë, u dënua të mërkurën me burgim të përjetshëm në Francë. Rasti i vrasjes, që kishte ndodhur në mars të vitit 2019, kishte nxitur reagime të shumta rreth vrasjeve të grave nga familjarët.

Julie Douib u qëllua për vdekje nga ish-partneri i saj për 14 vjet, Bruno Garcia-Cruciani, disa ditë pasi kishte marrë vesh se prokurorët kishin mbyllur një rast që ajo e kishte ngritur kundër tij për sjellje kërcënuese, frikësim dhe sulm.

Një gjykatë në qytetin Bastia e refuzoi si të pabazë pretendimin e burrit 44-vjeçar se vdekja e zonjës Douib ishte aksidentale, duke vlerësuar se ai ka vepruar me paramendim, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Gjykata e dënoi Crucianin me burgim të përjetshëm. Ai nuk do të ketë të drejtë as të paraqesë kërkesë për lehtësim të dënimit pa i kaluar 22 vjet në burg. Gjykata gjithashtu ia hoqi atij autoritetin e prindit për dy djemtë e çiftit, që tani janë 11 e 13 vjeç. Atij iu ndalua edhe e drejta për të mbajtur armë për 15 vjet.

Douib ishte vetëm një nga 146 personat e vrarë në Francë në vitin 2019 nga një ish-partner. Në atë kohë, ajo ishte në një marrëdhënie të re. Vrasja e saj i zemëroi aktivistët kundër dhunës gjinore, të cilët e akuzuan shtetin se ka dështuar për ta mbrojtur viktimën.

Në bazë të hetimeve, Garcia-Cruciani kishte bërë kërkime në Google rreth dënimeve për vrasje dhe se si të shkonte për të jetuar në Tajlandë para se të shkonte në shtëpinë e ish-partneres e ta vriste atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco