FOTO/ Përfundon takimi Biden-Putin në Gjenevë

FOTO/ Përfundon takimi Biden-Putin në Gjenevë

17:39, 16/06/2021
A+ Aa A-

Ka perfunduar takimi mes presidentit te SHBA, Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin.

Bisedimet zgjatën rreth 3 orë. Formati i rënë dakord përfshinte një sesion fillestar mes dy presidentëve së bashku me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe kryediplomatin rus Sergei Lavrov.

Pas kësaj, diskutimet vazhduan me një grup të zgjeruar.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin shtrënguan duart në hapjen e samitit në Gjenevë, mes tensioneve mbi të drejtat e njeriut, Ukrainës dhe sulmeve kibernetike.

Ata u pritën në ‘Villa La Grange’ nga Presidenti Zvicerian Guy Parmelin. Presidenti Biden theksoi rëndësinë e takimit ballë për ballë.

‘Siç e thashë më herët, është gjithmonë më mirë takimi ballë për ballë.’

Presidenti rus Vladimir Putin tha se shpresonte për një takim ‘produktiv’.

‘E di që keni pasur një udhëtim të gjatë dhe shumë punë. Megjithatë kemi shumë çështje të grumbulluara në marrëdhëniet Rusi-Amerikë që kërkojnë diskutime të nivelit të lartë. Shpresoj që takimi ynë të jetë produktiv,’ tha Presidenti Putin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco