FOTO/ Akuzohen për vrasje dhe përdhunim të fëmijëve, ekzekutohen në publik burrat në Jemen

FOTO/ Akuzohen për vrasje dhe përdhunim të fëmijëve, ekzekutohen në publik burrat në Jemen

16:53, 16/06/2021
A+ Aa A-

Tre burra nga Jemeni janë ekzekutuar publikisht në qytetin Sani që është nën kontrollin e kryengritësve, pasi janë dënuar për vrasjen e fëmijëve.

Fotografitë rrëqethëse tregojnë Ali Al-Nami, 40-vjeç, Abdullah Al-Makali, 38, dhe Mohammad Arman, 33-vjeç, që u dërguan në sheshin Tahrir të qytetit të Sanit. Ata ishin veshur me rroba të kaltra duke u detyruar të qëndrojnë të shtrirë në tepih, para se të vriten me plumb në shpinë nga ana e ekzekutuesve të veshur me uniforma ushtarake dhe doreza të zeza.

Në një fotografi mund të shihet rojtari duke qeshur kur viktima ekzekutohet para turmës. Këto janë ekzekutimet e para publike në Sana nga gushti i vitit 2018, kur kryengritësit vranë tre burra dhe një tjetër varën në një vinç, për shkak të përdhunimit dhe vrasjes së fëmijëve.

Burrat e ekzekutuar sot janë shpallur fajtor për akuza të ndryshme, që nga vrasja dhe përdhunimi i djemve të vegjël e deri tek vrasja e vajzave të tyre të mitura, shkruajnë mediat e huaja.

Pamjet janë filmuar nga turma me anë të telefonave të mençur. Në Jemen nuk janë të rralla rastet kur ka dënime me vdekje, zakonisht për akuza që kanë të bëjnë me vrasjen, përdhunimin dhe terrorizmin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco