Presidenti zviceran i uron Biden dhe Putin, 'një dialog të frytshëm, në interes të dy vendeve tuaja dhe botës'

Presidenti zviceran i uron Biden dhe Putin, 'një dialog të frytshëm, në interes të dy vendeve tuaja dhe botës'

14:13, 16/06/2021
A+ Aa A-

Gjenevë, Zvicër - Pak para se të dy udhëheqësit e SHBA dhe të Rusisë të uleshin për të filluar diskutimet, ata u përshëndetën nga Presidenti zviceran Guy Parmelin,  i cili i mirëpriti në "qytetin e paqes".

Duke folur nëpërmjet një përkthyesi, Parmelin tha: “Është një nder dhe një kënaqësi për Zvicrën që të presë këtu për samitin dhe në përputhje me traditën e saj të mirë, të promovojë dialogun dhe mirëkuptimin reciprok. Ju uroj të dy Presidentëve, një dialog të frytshëm, në interes të dy vendeve tuaja dhe botës ”.

Ai iu dha urimet e tij më të mira para se të dy udhëheqësit, Biden dhe Putin,  të hynin në vilë.

VIDEO/ Putin dhe Biden: Çfarë thanë para pak

VIDEO/ Biden and 'Bisha': Automjeti i zgjedhur për Presidentin amerikan

Kush është mikpritësi?

VIDEO/ Putin përshkon Gjenevën me limuzinën e sjellë nga Moska, siguri e lartë në 'qytetin e paqes'

Nis takimi Biden-Putin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco