Krim brutal në Greqi: Gjendet një kufomë e djegur

Krim brutal në Greqi: Gjendet një kufomë e djegur

08:52, 16/06/2021
A+ Aa A-

Një krim i rëndë ka ndodhur në Katerini, Greqi.

Të martën mbasdite, (15 qershor) Departamenti i Policisë në Katerini mori një telefonatë nga një banor i Kallitheas, i cili deklaroi se ka gjetur një trup njeriu të djegur prapa varrezave.

Menjëherë policia arriti në vendngjarje, ku gjeti trupin e djegur me një kapuç në kokë dhe i lidhur.

Sipas mediave greke ekzaminimi fillestar tregoi se burri është djegur i gjallë.

Personi në fjalë ishte një 45 vjeçar i varur nga lëndët narkotike dhe ishte banor i Kallitheas, gjurmët e të cilit ishin zhdukur që dje.

Policia greke ka nisur hetimin dhe disa persona janë marrë në pyetje si të dyshuar për krimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco