Kamerieri kanibal/ Vrau nënën dhe e hëngri me qenin, dënohet 15 vite burg

Kamerieri kanibal/ Vrau nënën dhe e hëngri me qenin, dënohet 15 vite burg

17:16, 15/06/2021
A+ Aa A-

Një kamarier spanjoll është burgosur për më shumë se 15 vjet, pasi fillimisht vrau nënën dhe pastaj e hëngri bashkë me qenin e tij.

Ai quhet Alberto Sanchez Gomez, 28-vjeç, ndërsa u emërtua si kanibali i Ventas, zonë e Madridit ku jetonte së bashku me nënën e tij, Maria Soledad Gomez.

Gjykata e shpalli fajtor sepse vrau nënën e tij 68-vjeçe, e preu copa-copa dhe e hëngri atë.

Mësohet se trupi gjykues hodhi poshtë pretendimin e Sanchez Gomez se nuk ishte në gjendje psikologjike të mirë në momentin kur vrau nënën e tij.

Gjatë arrestimit të tij më 21 shkurt 2019, ai i kishte thënë policisë që e kishte ngrënë nënën e tij pjesë-pjesë së bashku me qenin e tij.

Detektivët më pas gjetën pjesë të eshtrave të Soledad Gomez të ruajtura në enë plastike brenda frigoriferit të tij dhe në sirtarët përreth shtëpisë.

Koka, duart dhe zemra e saj dyshohet se u gjetën në shtratin e saj. Raportet lokale në atë kohë thanë se trupi i saj ishte prerë në më shumë se 1.000 copa të vogla.

Sanchez Gomez u dënua me 15 vite dhe pesë muaj burg pasi u dënua për vrasje dhe përdhosjen e një kufome njerëzore.

Një aktakuzë e prokurorisë e paraqitur në gjykatë përpara gjyqit tha se vrasësi kanibal përdori sharrën e një marangozi dhe dy thika kuzhine për të prerë trupin e nënës së tij.

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco