Disa arsye për të festuar: Mijëra studentë mblidhen në një ceremoni diplomimi masiv në Wuhan

Disa arsye për të festuar: Mijëra studentë mblidhen në një ceremoni diplomimi masiv në Wuhan

15:44, 15/06/2021
A+ Aa A-

Më shumë se 11,000 studentë të veshur me uniformë diplomimi dhe kapele,morën pjesë në një ceremoni diplomimi masiv në Wuhan, më shumë se një vit pas heqjes së anti-kufizimeve në atë qytet, epiqendra e epidemisë.

Karantina e 11 milion banorëve të Wuhan më 23 janar 2020, dha një sinjal për seriozitetin e infeksionit, i cili që prej asaj kohe është përhapur në të gjithë botën.

Pas 76 ditësh bllokim të rreptë, qyteti gradualisht u kthye në ritmin e tij normal nga Prilli 2020, ashtu si edhe pjesa tjetër e Kinës, ku infeksioni u ndalua praktikisht.

Në shenjë të relaksimit të qytetarëve, pak studentë mbanin maska ??në një ceremoni të organizuar të Dielën në një shkollë në atë qytet.

Midis studentëve të ulur në rreshtat e mbushur me njerëz, më shumë se 2,200 duhej të merrnin diplomat e tyre vitin e kaluar, por ceremonia u shty për shkak të epidemisë.

Sipas të dhënave zyrtare, Kina ka regjistruar më shumë se 90,000 raste të vdekjeve Covid-19 dhe 4,636 që nga fillimi i vitit 2020 dhe numri më i madh ishte në Wuhan.

Megjithëse infeksioni u ndalua shpejt, shpërthime të reja shfaqen herë pas here në Kinë, dhe më e fundit në javët e fundit është në metropolin e Kantonit, në jug të vendit, ku dy raste të infeksionit u raportuan sot.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco