SHBA ndalon importin e qenve nga më shumë se 100 shtete

SHBA ndalon importin e qenve nga më shumë se 100 shtete

14:40, 15/06/2021
A+ Aa A-

Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar një ndalim një-vjeçar të importimit të qenve nga 113 vende për shqetësimet e tërbimit.

Ndalimi zbatohet për të gjithë qentë, duke përfshirë qentë mbështetës  dhe qentë që kanë qenë në çdo vend me rrezik të lartë gjatë gjashtë muajve të fundit.

Njoftimi vjen në kulmin e një importimi të qenve, i lidhur me rritjen e birësimeve të qenve gjatë gjithë pandemisë.

Qindra prej këtyre qenve kishin certifikata falso të tërbimit, tha CDC.

"Ky veprim është i nevojshëm për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e qenve të importuar në SHBA. dhe për të mbrojtur shëndetin e publikut kundër rivendosjes së varianteve të virusit të tërbimit të qenit", tha CDC në një deklaratë.

Pezullimi zbatohet për një gamë të gjerë vendesh, përfshirë Kenian, Egjiptin, Brazilin dhe Rusinë.

SHBA importon rreth një milion qen çdo vit. Qentë e sjellë në SHBA nga vendet që tani konsiderohen me rrezik të lartë përbëjnë rreth 6% të këtij numri.

Në SHBA, ku qentë vaksinohen në mënyrë rutinë, tërbimi i qenve u eleminua në 2007. Por tërbimi mbetet i përhapur në të gjithë botën, duke vrarë rreth 59,000 njerëz në vit. Tërbimi është pothuajse gjithmonë fatal pasi një person fillon të përjetojë simptoma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco