VIDEO/ Shfaqen lakuriqët e natës brenda laboratorit të Wuhanit ku shpërtheu pandemia e COVID-19

VIDEO/ Shfaqen lakuriqët e natës brenda laboratorit të Wuhanit ku shpërtheu pandemia e COVID-19

14:18, 15/06/2021
A+ Aa A-

Një investigim i bërë nga “Sky News Australia”, doli në përfundimin se laboratorët e virologjisë në Wuhan, janë përdorur lakuriqë nate.

Media ka publikuar pamje nga instituti, ku shihet një ekspert, teksa mban mbi kokë një lakuriq nate.

Video në fjalë është publikuar nga akademia e shkencave në Kinë në 4 maj të vitit 2017, ku tregohen ambientet e brendshme të laboratorit, por edhe përplasjet që kanë pasur me qeverinë franceze, e cila ishte kundër ndërtimit të saj.

Pamjet tregojnë lakuriqët e natës që mbahen në një kafaz në Institutin e Virologjisë Wuhan dhe një shkencëtar që i ushqen me krimba.

E titulluar “Ekipi ndërtimor dhe hulumtues i laboratorit Wuhan P4 të Institutit të Virologjisë Wuhan, Akademia Kineze e Shkencave përmban intervista me shkencëtarët e saj kryesorë.

Në dhomën P4, shihen një larmi speciesh, që me shumë mundësi mendohet të jenë përdorur për shpërthimin aksidental të  Covid-19 .OBSH, në kontrollet disa javore që ka bërë në Kinë, ka hedhur poshtë pretendimin se virusi ka dalë nga lakuriqët e natës, duke shtuar, se këto zëra janë më së shumti teori konspirative.

Peter Daszak ekspert i organizatës është shprehur se nuk është konstatuar asnjë gjurmë të lakuriqëve. Videoja është pjesë e hetimit për librin “What Really Happened in Wuhan” i cili është në dispozicion në Amazon dhe Booktopia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco