Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Irlanda do të dyfishojë karantinën për të pavaksinuarit nga Anglia

Irlanda do të dyfishojë karantinën për të pavaksinuarit nga Anglia

14:09, 15/06/2021
A+ Aa A-

Irlanda do ta dyfishojë, 10 ditë gjithsej, periudhën e karantinës për të ardhurit të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuara nga Britania, por ende ka në plan të lejojë njerëzit të lëvizin më lirshëm midis dy vendeve nga mesi i korrikut, tha Ministri i Transportit Eamon Ryan.

Ndryshimi është për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit më infektues Delta në Britani, i cili shtyu planet për të hequr shumicën e kufizimeve të mbetura për Covid-19 në Angli.

"Kjo është thjesht për të reflektuar shqetësimin në lidhje me variantin Delta dhe për ta ndalur sa më shumë që të mundemi e të na japë kohë për të marrë vaksinat", u tha Ryan gazetarëve të martën.

Irlanda ka kufizimet më të rrepta të udhëtimit në Bashkimit Europian dhe këshillat e saj kundër udhëtimeve jo-thelbësore do të qëndrojnë në fuqi deri më 19 korrik kur ajo të miratojë çertifikatën e Bashkimit Evropian për Covid-19 dhe të zbatojë të njëjtën qasje në Britani.

Ryan tha se ai shpresonte që karantina 10-ditore për ardhjet e pavaksinuara ose pjesërisht të vaksinuara nga Britania do të jetë vetëm deri më 19 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco