IKEA gjobitet me 1 milion euro se përgjonte punonjësit në Francë

IKEA gjobitet me 1 milion euro se përgjonte punonjësit në Francë

13:59, 15/06/2021
A+ Aa A-

Ikea është urdhëruar nga një gjykatë franceze të paguajë një gjobë prej 1 milion eurosh spiunimin ndaj stafit të saj, pasi shitësi më i madh i mobiljeve në botë u shpall fajtor për mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave në mënyrë të pahijshme për punonjësit e saj.

Dega franceze e Ingka Group, e cila zotëron shumicën e dyqaneve Ikea në të gjithë botën, u akuzua për përgjime të punonjësve të saj dhe të disa prej klientëve për disa vjet.

Grupi i mobiljeve i vënë me shpatulla pas murit, që ka pranuar se kishte disa praktika të pahijshme, u akuzua për shkelje të privatësisë së punonjësve duke rishikuar të dhënat e llogarive të tyre bankare dhe nganjëherë duke përdorur punonjës të rremë për të shkruar raporte për stafin.

Përfaqësuesit e punëtorëve thanë se informacioni u përdor për të shënjestruar drejtuesit e sindikatës në disa raste ose u përdor për avantazhin e Ikea në mosmarrëveshjet me klientët, pasi firma gjurmoi të dhëna për financat e njerëzve dhe madje edhe për makinat që ata ngisnin. U zbulua gjithashtu se kishte paguar për t’u futur deri në dosjet e policisë.

Prokurorët kishin kërkuar për një gjobë prej 2 milion eurosh. Avokatët e sindikatës CGT të Francës dhe disa individë që kërkuan kompensim thanë se shuma përfundimtare nuk ishte e madhe, por mirëpritën rezultatin. "Është simbolika këtu që ka rëndësi", tha Solene Debarre, një avokat që përfaqëson CGT.

Kompania tha se po rishikonte vendimin e gjykatës për të parë nëse ishin të nevojshme masa të mëtejshme, pasi ndërmori hapa për të zhdukur taktikat e mbikëqyrjes.

"Ikea Retail France ka dënuar me forcë praktikat, ka kërkuar falje dhe ka zbatuar një plan të madh veprimi për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri," tha grupi Ingka.

Ikea punëson rreth 10,000 njerëz në Francë, tregu i saj i tretë më i madh pas Gjermanisë dhe SHBA, dhe ka eksperimentuar atje me formate të reja, duke përfshirë një dyqan të hapur në 2019 në zemër të Parisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco