Nicolas Sarkozy në bankën e të akuzuarve për çështjen e financimit të fushatës

Nicolas Sarkozy në bankën e të akuzuarve për çështjen e financimit të fushatës

13:44, 15/06/2021
A+ Aa A-

Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të dalë përpara një gjykatësi të martën i akuzuar për financim të paligjshëm të fushatës së pasuksesshme për t’u rizgjedhur president në 2012.

Ish-udhëheqësi francez është në bankën e të akuzuarve me 13 bashkëpunëtorë dhe kolegë të tjerë në atë që njihet si çështja "Bygmalion".

Gjyqi filloi tre javë më parë, por Sarkozy, i cili ishte President nga viti 2007 deri në 2012, nuk ishte i pranishëm në hapje. Ai do t'i përgjigjet pyetjeve mbi akuzën e krijimit të një skeme të rreme faturimi që lejonte shpenzime masiv mbi kufijtë ligjorë të fushatës.

Kjo skemë dyshohet se financonte mitingje ekstravagante politike me mijëra mbështetës që tundnin flamurin në të cilin Sarkozy ishte “shoëman” me grupe të muzikë që u transmetua në ekrane gjigante.

Sarkozy, 66 vjeç, dhe ekipi i tij akuzohen se kanë shpenzuar para pothuajse dy herë mbi kufirin ligjor prej 22,5 milionë eurosh  (19.4 milionë) për fushatën presidenciale kundër socialistit François Hollande.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco