VIDEO/ E tmerrshme, çiklisti ther me thikë pas shpine shpërndarësin e ushqimit në Nju Jork

VIDEO/ E tmerrshme, çiklisti ther me thikë pas shpine shpërndarësin e ushqimit në Nju Jork

12:45, 15/06/2021
A+ Aa A-

Një burrë që jeton në SHBA, por me prejadhje aziatike e që shpërndate ushqim me një motor, është therrur me thikë pas shpine nga një çiklist.

Krimi ka ndodhur, në kohën që të dy çiklistët po lëviznin me motorçikleta. Deri tani, dyshohet se kemi të bëjmë me krim të urrejtjes.  

Burri që u plagos e mori vesh që ka plagë vetëm pas disa momentesh. Burri aziatik, identiteti i të cilit nuk është publikuar, u sulmua të dielën në mbrëmje, derisa po dërgonte një porosi ushqimi në Brooklyn.

Siç shikohet edhe në videon e publikuar nga Policia në Nju Jork, therja ka qenë e befasishme. Personi që u ther me thikë u dërgua në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai është jashtë rrezikut për jetën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco