Refuzuan të qerasin oficerët me hamburger, policët arrestojnë gjithë stafin e Fast Foodit

Refuzuan të qerasin oficerët me hamburger, policët arrestojnë gjithë stafin e Fast Foodit

12:33, 15/06/2021
A+ Aa A-

Jo pak, por 9 punëtorë të një Fast Foodi në Pakistan janë arrestuar, pasi ata refuzuan që të qerasin me hamburger një grup oficerësh.

Stafi i Johnny & Jugnu, në Lahore, u mbajtën në ambientet e komisariatit një natë të tërë, shkruan BBC.

“Kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur diçka e tillë në restorantin tonë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga një punonjës i ‘Fast Food-it’. Sipas Fast Foodit, kemi të bëjmë me një rast, kur oficerët tentojnë të dalin mbi ligjin dhe kërkojnë favore.

“Ne nuk do të tolerojmë asnjë favor. Asnjë polic nuk mund të vijë këtu dhe të kërkojë hamburger falas. Zyrtari i lartë i policisë provinciale Inam Ghani tha se policët do të marrin dënimin që meritojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco