Deklarata e fortë e Putinit para takimit me Biden: Na kanë shoshitur me akuza të pabaza

Deklarata e fortë e Putinit para takimit me Biden: Na kanë shoshitur me akuza të pabaza

11:56, 15/06/2021
A+ Aa A-

Marrëdhëniet SHBA-Rusi pritet të marrin një tjetër dimension pas samitit të së mërkurës mes presidentëve Joe Biden dhe Vladimir Putin.

Takimi në Gjenevë po shihet nga të dyja palët si mundësi për bashkëpunim dhe për të sheshuar akuzat reciproke.
Presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi të hënën në televizionin amerikan, "NBC", se raportet mes dy shteteve janë në pikët më të ulët.

“Rusia po shkon në samit me paragjykimin se shihet si një tabelë qitjeje nga Perëndimi, për akuza që lidhen me sulme, veprime agresive dhe ndërhyrje të cilat janë pa ndonjë bazë. Jemi akuzuar për gjithçka: për ndërhyrje në zgjedhje, për sulme kibernetike e të tjera, dhe asnjëherë të vetme nuk janë munduar të na japin qoftë një provë të vetme, por thjesht akuza të pabaza" tha Putin.

Në përfundim të samitit me liderët e tjerë të NATO-s, presidenti Biden e quajti të hënën Putinin një kundërshtar të fortë dhe të denjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco