Shifrat/ Koronavirusi u ka marrë jetën 600 mijë amerikanëve

Shifrat/ Koronavirusi u ka marrë jetën 600 mijë amerikanëve

09:19, 14/06/2021
A+ Aa A-

Koronavirusi u ka marrë jetën thuajse 600 mijë amerikanëve, ndërsa shifra sipas Universitetit Johns Hopkins qëndron aktualisht në 599,769 viktima. Bilanci i rasteve fatale të SHBA-ve është më i larti në botë.

Ndërsa rastet e reja me Covid-19 janë në rënie në pjesën më të madhe të vendit, madje edhe në disa shtete me popullata hezituese të vaksinave, pothuajse të gjitha shtetet ku rastet po rriten kanë norma më të ulëta të vaksinimit se mesatarja.

Totali i rasteve në shkallë vendi ka rënë në një javë nga një mesatare shtatë ditore prej gati 21,000 rastesh në 29 maj në 14,315 të shtunën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Për javë të tëra, shtetet dhe qytetet në vend u kanë dhënë fund kufizimeve anti-covid dhe mbajtjes së maskave, edhe në ambiente të brendshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco