Kush është Naftali Bennett, kryeministri i ri i Izraelit?!

Kush është Naftali Bennett, kryeministri i ri i Izraelit?!

08:34, 14/06/2021
A+ Aa A-

Marrëveshja për bashkëqeverisje të partive Yamina dhe Yesh Atid në Izrael, i dha fund pushtetit të Netanyahu pas 12 vitesh, dhe i dha vendit të Lindjes së Mesme një kryeministër të ri, Naftali Bennett.

Po kush është Naftali Bennett?

Ish shefi i mbrojtjes dhe ish-komando, shumë afër qarqeve lobuese në Shtetet e Bashkuara falë së kaluarës së tij, një multi-milionier  i teknologjisë,që i përket ekstremti të djathtë , drejton partinë Yamina, e cila ka bërë  thirrje që Izraeli të aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor të okupuar.

Një politikanë i zjarrtë që nuk i është shmangur kurrë polemikave, Bennett njihet për linjën e tij agresive kundër Iranit.

Bennett ka qenë një mbështetës i hershëm i kolonive hebraike në territorin e pushtuar, si dhe kundërshtar po aq i fortë i krijimit të një shteti palestinez.

Ish-lider i lëvizjes kryesore pro kolonive, Yesha, Benett e ka bërë aneksimin e territorit të pushtuar në 1967 një pjesë kryesore të platformës politike.

Me një anglishte të rrjedhshme Bennett shfaqet shpesh herë në rrjete të huaja televizive duke mbrojtur veprimet e Izraelit.

Bennett u emërua zyrtarisht kryeministri i ri më 13 qershor, duke nxitur festime në Tel Aviv .

Qeveria e tij do të jetë ndryshe nga çdo që i ka paraprirë asaj në historinë 73-vjeçare të Izraelit - e përbërë nga një koalicion i paparë i partive.

Bennett do të jetë kryeministër deri në shtator 2023 si pjesë e një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me Yair Lapid, udhëheqës i qendrës Yesh Atid, i cili më pas do ta zëvendësojë atë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco