Erdogan, para takimit me Biden në Samitin e NATO, thekson rëndësinë e aleancës

Erdogan, para takimit me Biden në Samitin e NATO, thekson rëndësinë e aleancës

08:23, 14/06/2021
A+ Aa A-

Stamboll -Presidenti turk Tajip Erdogan tha se ai dhe Presidenti i SHBA Joe Biden duhet ta përdorin  takimin të hënën për të tejkaluar problemet e së kaluarës,  përfshirë një mosmarrëveshje të ashpër në lidhje me blerjen e Ankarasë të raketave ruse S-400.

Para se të udhëtonte për në takimin e së hënës të NATO-s në Bruksel, Erdogan tha se ai priste një "qasje të pakushtëzuar" nga Uashingtoni kur të ulej me Biden për seancën e tyre të parë ballë për ballë që nga zgjedhjet e SHBA të vitit të kaluar.

Ai tha se ai gjithashtu do të ngrejë si problem, njohjen si genocid nga Shtëpisë së Bardhë për masakrimin e armenëve në Perandorinë Osmane të asaj kohe, një veprim që e ka zemëruar Ankaranë si dhe përjashtimin e Turqisë prej SHBA, nga një program avionësh luftarakë F-35.

Presidenti turk, i cili mbështetet në një marrëdhënie të ngushtë personale me paraardhësin e Biden, Donald Trump për  krizat e së kaluarës, është zhgënjyer nga qasja më kritike dhe e distancuar nga administrata e re e SHBA.

Erdoganit iu desh të priste tre muaj pas inaugurimit të Biden për kontaktin e tyre të parë, një telefonatë e vështirë në prill kur presidenti amerikan e informoi atë për planin e njohjes së gjenocidit.

"Ne duhet t’i vendosim lidhjet Turqi-SHBA në plan të parë në tryezë," u tha Erdogan gazetarëve të dielën në aeroportin e Stambollit.

“Ne duhet të flasim rreth asaj se si mund t'i lëmë këto probleme, çfarë mund të bëjmë dhe çfarë do të bëjmë. Turqia nuk është si çdo vend - është një vend aleat."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco