Lajm i fundit: Biden do të flasë i vetëm për mediat, pas takimit me Putin

Lajm i fundit: Biden do të flasë i vetëm për mediat, pas takimit me Putin

14:47, 12/06/2021
A+ Aa A-

Lajmi më i fundit vjen nga takimi i Grupit të Shtatë kombeve që po mbahet në Angli: Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Joe Biden do të mbajë një konferencë shtypi solo, i vetëm,  pas takimit me Presidentin rus Vladimir Putin më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës.

Të dy delegacionet do të kenë një sesion pune dhe një sesion më të vogël në kuadrin e takimit të tyre të mërkurën në qytetin zviceran.

Por Shtëpia e Bardhë thotë se është ende duke u finalizuar formati i takimit.

Shtëpia e Bardhë thotë se një konferencë shtypi vetëm me Biden është formati i duhur për të komunikuar temat e diskutuara, fushat e marrëveshjes dhe burimet e shqetësimit të rëndësishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco