As ai nuk e di! Lëvizja e famshme e Nusret frymëzon kriptovalutat

As ai nuk e di! Lëvizja e famshme e Nusret frymëzon kriptovalutat

14:35, 12/06/2021
A+ Aa A-

Shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gokçe, i njohur gjerësisht si “Salt Bae”, është vendosur sërish në qendër të vëmëndjes, këtë radhë me altcoin-in e prodhuar në shkëmbimin e parave të kriptos.

Image

Një monedhë me emrin SaltSwap kushtuar teknikës së hedhjes së kripës në mish nga Nusret është hedhur në treg.

Kjo monedhë tani konvertohet për mijëra dollarë.

 Dr. Murat Volkan Dülger anëtar i Fakultetit të Universitetit të Stambollit u shpreh:

"Ai nuk e publikoi atë fotografi në mënyrë që dikush ta blinte atë dhe ta përdorte në monedhë. Ai e përdori atë për prezantimin e ushqimit që ai përgatit. Prandaj, është kundër ligjit të përdorësh atë fotografi pa leje. Ekzistonte gjithashtu mundësia e një krimi. Nusret gjithashtu ka një vlerë si dhemarkë  ka shkelje të pronës intelektuale'' duke shtuar:

 "Nusret është në sektorin e ushqimit. Unë nuk mendoj se ai është në sektorin e parave, por ata po përdorin reputacionin dhe besueshmërinë e tij. Këtu ka një paligjshmëri, por është shumë e vështirë të gjesh këtë person. Mund të të jetë një zgjidhje për të parandaluar transaksionet me këtë monedhë nga institucionet ndërmjetësuese''.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco