Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Komunizmi, Marksizmi dhe Leninizmi do të marrin pjesë në dasmën e Socializmit

Komunizmi, Marksizmi dhe Leninizmi do të marrin pjesë në dasmën e Socializmit

08:39, 12/06/2021
A+ Aa A-

Një ceremoni e veçantë do të mbahet nesër (13 qershor) në Indinë Jugore.

Në dasmën e Socializmit do të marrin pjesë vëllezërit e tij Komunizmi dhe Leninizmi dhe nipi i tij Marksizmi.

Këta janë fëmijët e sekretarit të organizatës lokale të Partisë Komuniste të Indisë, A.Mohan në shtetin federal të Tamil Nadu, ku ideologjia komunsite ka rrënjë të thella.

Dhe ftesa gjithashtu përmban çekanin dhe draprin dhe shumë shpejt u bë virale në rrjete sociale.

Image

Gruaja e ardhshme e Socializmit quhet P. Mamata Banertzi . 

Emri u zgjodh nga gjyshi i saj për të nderuar politikanin e parë të majtë që mori detyrën e kryeministrit të një qeverie lokale në shtetin e Bengalit Perëndimor.

Gjatë Luftës së Ftohtë, India bashkua për herë të parë me Bashkimin Sovjetik dhe emra të tillë si Stalini, Lenini, Trocki dhe Pravda, janë mjaft të zakonshëm, veçanërisht në jug.

Dhe Kryeministri aktual i Tamil Nadu quhet MK Stalin. 

Babai i tij e quajti atë me emrin e Joseph Stalin, disa ditë para vdekjes së udhëheqësit Sovjetik në 1953.

Për Z. Mohan, emrat e djemve të tij nuk janë të çuditshëm.

 Për më tepër, disa nga shokët e tij i pagëzuan fëmijët e tyre emra të tillë si  Moskë, Rusi, Vietnam ose Çekosllovaki.

Ai e pranon, megjithatë, se djemtë e tij, veçanërisht Komunizmi, shpesh bëhej objekt talljeje në shkollë. 

Madje një herë spitali nuk e  pranoi për shkak të emrit kur ai ishte vetëm tre vjeç.

"Ata kishin frikë nga emri Komunizëm dhe në fillim, unë kisha shumë probleme. Por me kalimin e kohës, kjo ka të ngjarë të ndryshojë ." u shpreh Mohan.

Tre djemtë e tij, të gjithë mbi 20 vjeç sot, janë anëtarë të organizatës lokale të Partisë Komuniste .

"Unë jam duke pritur një mbesë nga një prej djemve të mi, unë ndoshta do ta quaj atë Kubë", tha Mohan .

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco