Italia ndalon vaksinën AstraZeneka për moshat nën 60 vjeç

Italia ndalon vaksinën AstraZeneka për moshat nën 60 vjeç

08:35, 12/06/2021
A+ Aa A-

Romë - Qeveria italiane njoftoi të premten se e ka kufizuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca të COVID-19, duke e lejuar atë vetëm për moshat mbi 60 vjeç, pasi një adoleshente që kishte bërë dozën vdiq nga një formë e rrallë e mpiksjes së gjakut.

Camilla Canepa vdiq të enjten në moshën 18-vjeçare pasi bëri vaksinën më 25 maj, vdekje që  shkaktoi një protestë mediatike dhe politike për përdorimin e kësaj vaksine tek të rriturit e të gjitha moshave, pavarësisht shqetësimeve mjekësore që qenë ndeshur më parë.

"AstraZeneca do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç," u tha gazetarëve, Komisioneri i posaçëm për COVID i Italisë, z. Francesco Figliuolo.

Njerëzit nën moshën 60 vjeç që kanë bërë një dozë të parë të AstraZeneca duhet të bëjnë një vaksinë tjetër për dozën e dytë, tha këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë Franco Locatelli në të njëjtën konferencë shtypi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco