Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Luks, femra dhe para pa fund, dënohet 37 vite burg trafikanti i drogës iranian

Luks, femra dhe para pa fund, dënohet 37 vite burg trafikanti i drogës iranian

20:56, 10/06/2021
A+ Aa A-

 

Një bos iranian droge është dënuar me 37 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar. Mbi Aram Sheibani, 40 vjeç, rëndojnë disa akuza, ku më kryesorja ishte trafiku ndërkombëtar i drogës.

Media britanike Daily Mail shkruan Aram Sheibani, njihej për jetën e tij luksoze. Ai deklarohej si biznesmen dhe kishte një pasuri prej më shumë se 5 milionë paund në Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë.

Dy vite më parë, policia gjeti 167 mijë paund të fshehura në një kasafortë në banesën e tij në Altrincham. Në të gjitha pronat e tij, policia sekuestroi 1,2 milionë paund, si dhe 1,3 milionë paund në kriptovaluta.

Jeta luksoze

40 vjeçari nuk ngurronte ta ekspozonte jetën e tij luksoze në rrjetet sociale, ku shihej  sa në Dubai, Amsterdam, Ibiza, mes femrave në festa të mëdha.

Familja e tij kishte emigruar nga Irani në Britani në vitin 1986.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco