'Rrethi i zjarrtë', eklipsi i pjesshëm diellor mund të shihet online te faqja e NASA

'Rrethi i zjarrtë', eklipsi i pjesshëm diellor mund të shihet online te faqja e NASA

20:45, 10/06/2021
A+ Aa A-

Njerëzit që jetojnë në hemisferën veriore do të jenë dëshmitarë të një eklipsi diellor pasditen e sotme. Fenomeni qiellor do të jetë i dukshëm për ata që jetojnë në Amerikën e Veriut, disa pjesë të Evropës, përfshi Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe disa pjesë të Azisë Veriore

Banorët e pjesës më të madhe të hemisferës veriore do jenë dëshmitarë të një eklipsi diellor. Eklipsi i Diellit ndodh atëherë kur Hëna kalon mes yllit të sistemit tonë diellor dhe Tokës, duke bllokuar kështu një pjesë të rrezeve të tij.

Ky do të jetë një eklips unazor, që do të thotë se sateliti i vetëm natyror i planetit tonë do të jetë mjaftueshëm larg sa të duket më i vogël se Dielli, por duke lënë një hapësirë përreth anëve të saj nga ky shpërthejnë rrezet, që e bëjnë të duket si një unaza e zjarrtë.

Skenat më të qarta do të jenë në Arktik, por edhe pjesa tjetër e Tokës do të mbulohet gjithashtu nga një eklips i pjesshëm, Shtetet e Bashkuara, së bashku me pjesën më të madhe të Kanadasë, Grenlandës dhe pjesëve të Evropës dhe Azisë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, vendi më i favorshëm për të parë, do të jetë në Skoci.  Si gjithmonë, këshilla është që të mos shikohet Dielli me sy të lirë. Kjo mund të shkaktojë dëme të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco