Nga ndalesa e parë për Samitin e G7, Biden nis turin 8-ditor në Evropë

Nga ndalesa e parë për Samitin e G7, Biden nis turin 8-ditor në Evropë

09:49, 09/06/2021
A+ Aa A-

Uashington - Presidenti i SHBA Joe Biden niset për në Britani të mërkurën në udhëtimin e tij të parë jashtë që prej marrjes së detyrës, një mision tetëditor ky për të rindërtuar lidhjet trans-Atlantike të tensionuara gjatë epokës Trump dhe për të rikonformuar marrëdhëniet me Rusinë.

Udhëtimi përfaqëson një provë të aftësisë së presidentit demokrat për të menaxhuar dhe rregulluar marrëdhëniet me aleatët kryesorë të cilët u zhgënjyen nga tarifat tregtare të Presidentit të atëhershëm Donald Trump dhe tërheqja nga traktatet ndërkombëtare.

"A do ta tregojnë aleancat dhe institucionet demokratike që u formësuan kaq shumë shekullin e kaluar, aftësinë e tyre kundër kërcënimeve dhe kundërshtarëve të ditëve moderne? Unë besoj se përgjigjja është po. Dhe këtë javë në Evropë, ne kemi shansin për ta provuar atë," tha Biden në një artikull opinion botuar në Ëashington Post.

Samiti i tij me presidentin rus Vladimir Putin në 16 qershor në Gjenevë është gurthemeli i udhëtimit, një mundësi për të ngritur shqetësimet e SHBA direkt me Putinin për sulmet e “ransomëare” që vijnë nga Rusia, agresionin e Moskës kundër Ukrainës dhe një mori çështjesh të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco