Në ndjekje nga policia, i riu hedh nga makina fëmijën dy muajshe, polici: Kam parë shumë kriminelë por….

Në ndjekje nga policia, i riu hedh nga makina fëmijën dy muajshe, polici: Kam parë shumë kriminelë por….

08:28, 09/06/2021
A+ Aa A-

Një krim i shëmtuar ka ndodhur në Florida të SHBA-ve, ku një burrë ka flakur nga dritarja e makinës, foshnjën e tij 2 muajshe, teksa mjeti ishte në lëvizje.

Shkaku i kësaj masakre mësohet të ketë ardhur si pasojë e ndjekjes nga policia, duke bërë kështu hedhjen e foshnjës me qëllim për të shpërqendruar uniformat blu në tentativë për të shpëtuar.

Foshnja është shpëtuar nga një polic, i cili më pas është shprehur se gjatë punës së tij ka parë qindra kriminelë, por askush sipas tij, nuk ka bërë diçka kaq të rëndë sa 36-vjeçari që ishte duke u ndjekur.

Raportohet se forcat policore ishin vënë në ndjekje 36-vjeçarit, pasi dyshohej se ai kishte vjedhur një makinë dhe ishte duke bërë “lojëra” të rrezikshme në rrugë.

Kur policia ka konstatuar se ky mjet po kryente manovra në rrugë dhe përbënte rrezik për kalimtarët, policia është munduar të ndalojë makinën për të ushtruar kontroll.

Por 36-vjeçari John Henry James nuk iu bind këtij urdhri, përkundrazi, rriti shpejtësinë e mjetit dhe tentoi të shpëtonte nga ndjekja policore.

“Unë isha duke e ndjekur në rrugën 60 afër Vero Beach kur ai tentonte të largohej. Në një moment hodhi foshnjën që kishte në makinë sikur të ishte një kukull dhe u largua”, ka thënë polici.

Në fund të gjithë kësaj, policia ka prangosur 36-vjeçarin, ndërsa raportohet se foshnja nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco