Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Macron anulon borxhin prej 5 miliardë dollarësh, të Sudanit ndaj Francës

Macron anulon borxhin prej 5 miliardë dollarësh, të Sudanit ndaj Francës

18:48, 18/05/2021
A+ Aa A-

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi anulimin e borxhit të Sudanit prej 5 miliardë dollarësh, ndaj Francës si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar vendin në tranzicionin e tij drejt demokracisë.

 

Njoftimi u bë në një konferencë në Paris, që mblidhte udhëheqësit afrikanë dhe kreditorët ndërkombëtarë.

Konferenca kishte për qëllim fillimin e ri-integrimit të Sudanit në bashkësinë ndërkombëtare pas tre dekadave të izolimit.

Një kryengritje popullore në kombin afrikan çoi në përmbysjen ushtarake të autotraktatit të vjetër Omar al-Bashir, në 2019.

 

“Ne jemi në favor të anulimit të plotë të borxhit të Sudanit, ndaj Francës.”- tha Macron në një konferencë për shtyp.

“Ne po presim nga pjesëmarrësit e tjerë të bëjmë një përpjekje të ngjashme, e cila është përpjekja e nevojshme për të çliruar Sudanin nga barra e boxhit.”- tha ai më tej.

Macron theksoi se një proces global i uljes se borxhit të Sudanit duhet të fillojë zyrtarisht nga FMN në fund të qeshorit.

 

“Franca do të sigurojë gjithashtu 1.5 miliardë dollarë kredi për të pastruar borxhet e Sudanit ndaj FMN-së.”- përfundoi presidenti.

Gjenerali Abdel-Fattah Burhan, kreu i këshillit sovran sundues të Sudanit, tha se shpresonte që “kjo të hapte rrugën për kreditorët e tjerë të Sudanit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco