Spanja nxjerr tanket në rrugë, ushtarët bllkokojnë emigrantët

Spanja nxjerr tanket në rrugë, ushtarët bllkokojnë emigrantët

16:26, 18/05/2021
A+ Aa A-

Rreth 6 mijë marokenë kanë hyrë në Spanjë, në enklavën Ceuta të Afrikës Veriore, gjatë të hënës.

 

Zyrtarët e qeverisë së Madridit bënë me dije se mbi 1 mijë persona ishin minorenë dhe një emigrant ka humbur jetën gjatë kalimit të kufirit.

 

Spanja ka çuar trupa ushtarake që patrullojnë me tanke pranë kufirit me Marokun për të ndaluar hyrjen e shumë emigrantëve të tjerë të paligjshëm.

 

 

Mjetet e rënda rrethuan një zonë plazhi dhe focat e sigurisë rrethuan emigrantët, të cilët pas kapjes ushtria i ndan në dy grupe, të rriturit vendosen në një stadium, ndërsa minorenët në një ndërtesë industriale.

 

Pas procedurave ligjore, emigrantët do të deportohen për në Marok.

Fluksi i papritur i migrantëve ka thelluar mosmarrëveshjen diplomatike midis Rabatit dhe Madridit, pasi Spanja vendosi të lejojë trajtim mjekësor për udhëheqësin e një grupi që lufton Marokun për pavarësinë e Saharasë Perëndimore.

ImageImage

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco